Telegrafi

Vidhen 2 mijë euro në objektin e Bashkësisë islame në Gjilan

Një person ka raportuar në Polici se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendi të objektit të Bashkësisë Islame dhe nga një zyrë kanë vjedhur 2000 euro dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në raportin 24 orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Zija Shemsiu’ në Gjilan mbrëmjen e djeshme.

“Rr. “Zija Shemsiu”, Gjilan. 22.01.2019-21:40. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendi të objektit të Bashkësisë Islame dhe nga një zyrë kanë vjedhur 2000€ dhe kanë dëmtuar dy dyer të objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/