Telegrafi

Vidhen 16 armë në një lokal të armëve të zjarrit në Viti

Foto: Ilustrim

Janë vjedhur 16 armë të shkurta në një lokal të armëve të zjarrit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:35, në Viti.

Siç thuhet në raport, disa persona të panjohur kanë thyer lokalin e armëve të zjarrit.

“Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë thyer lokalin e armëve të zjarrit dhe nga aty kanë vjedhur 16 armë të shkurta”, thuhet në raport. /Telegrafi/