Janë vjedhur 16 armë të shkurta në një lokal të armëve të zjarrit.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 04:35, në Viti.
Siç thuhet në raport, disa persona të panjohur kanë thyer lokalin e armëve të zjarrit.
“Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë thyer lokalin e armëve të zjarrit dhe nga aty kanë vjedhur 16 armë të shkurta”, thuhet në raport. /Telegrafi/