Telegrafi

Videot spektakolare tregojnë tornadon afër Sicilisë

Një tornado spektakolare kaloi mbi Cefalù në Siçili.

Gjatë ditëve të kaluara, një stuhi ka filluar në Italinë jug-lindore, e cila ka shkaktuar shumë shi në rajonin e Alpeve, transmeton Telegrafi.

Në bregdetin verior të Siçilisë, një tornado nga deti u nisë drejt tokës dhe shtëpive të shumta. Siç shihet edhe nga video tornado u nda në disa pjesë.

Edhe në rajonin e Kalabrisë, kishte disa tornado.

Forca e saj është më e dobët, por në tokë ekziston ende rreziku që degët më të mëdha të shkulen ose karriget e plazhit të përmbysen. /Telegrafi/