Site icon Telegrafi

Videot që pretendohet se shfaqin ushtarët izraelitë duke ia vënë zjarrin ndihmave dhe shkatërruar dyqanet në Gazë

Dy video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, pretendohet se shfaq trupat e IDF-së duke shkatërruar pronat e palestinezëve në Gazë.

Në njërën video, shihen ushtarët duke ia vënë zjarrin kamionëve me ndihma që kishin edhe kuti kartoni me ushqime, transmeton Telegrafi.

Madje në video shihen targat palestineze të kamionit që ishte i mbushur me ndihma. E videoja pretendohet të jetë realizuar në Shejaiya në veri të Gazës.

E në videon e dytë shihet ushtari izraelit brenda një dyqani që shiste lodra dhe dekorime të ndryshme. Ai dëgjohet duke u tallur me çmimet e produkteve dhe disa prej tyre i thyente duke i përplasur për muri.

Sky News nuk ka arritur që në mënyrë të pavarur të verifikojë se ku dhe kur ishin filmuar këto video.

Në pyetjet e dërguara të IDF-së izraelite lidhur me këto video, ata i janë përgjigjur Sky News-it: “IDF ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe do të vazhdojë t’i ndërmerr për të identifikuar keqpërdorimet dhe sjelljet e pahijshëm që nuk janë në linjë me vlera e ushtarëve të IDF-së”. /Telegrafi/

https://twitter.com/Advaidism/status/1733715798777376839

 

Exit mobile version