Sonte (e premte) gjatë spektaklit u shfaq një videoklip që zbuloi detajet e një konflikti të nxehtë mes Shqipes, Ardit dhe Mirdonit.
Fillimisht, Ardi u shpreh se kishte vërejtur një ndryshim në sjelljen e Shqipes, duke aluduar se kjo e fundit po kërkonte qëllimisht një arsye për të nisur një konflikt.
Sipas tij, Shqipja, që më parë ishte vlerësuar për karakterin e saj të fortë dhe ishte konsideruar ndër favoritët, tani dukej sikur po humbiste terrenin e saj në lojë që nga shoqërimi i saj më i ngushtë me Ardin dhe Mirdonin.
Videoklipi solli në pah komente të tjera nga banorët, të cilët i kishin bërë të ditur Shqipes se që nga bashkëpunimi me Ardin dhe Mirdonin, ajo kishte ndryshuar sjellje, duke u bërë më e qetë dhe duke mos qenë aq e vendosur sa më parë.
Kjo ndoshta shtyu Ardin të mendonte se Shqipja ishte vetëdijshme për rënien e saj në lojë dhe po përpiqej të rimerrte vëmendjen përmes përplasjeve.
Më pas Mirdoni shprehet në dhomën e rrëfimeve duke theksuar se e dashura e tij kishte vizituar shtëpinë të hënën dhe se Shqipja kishte ndjerë ndikimin e kësaj vizite të nesërmen.
Mirdoni shpreh një lloj mosbesimi ndaj mundësisë që Shqipja të përfshijë të dashurën e tij në lojën e saj, duke shtuar më shumë dinamika në shtëpi. /Telegrafi/