Ky edicion i Big Brother Vip Kosova ka qenë tejet i veçantë, për shkak të gjithë atyre personaliteteve unike dhe interesante që ka pasur.
Ky ka qenë një rrugëtim igjatë e plot të papritura, kjo krejt falë banorëve fantastikë që ka pasur ky ‘reality show’.
Personazhe me shumë strategji, e lojë të fortë, bëri që audienca nga jashtë të qëndrojnë para ekraneve.
Banorët e kësaj shtëpie shkaktuan edhe shumë debate e situata të tensinuara, të cilat pa dyshim u bënë temë diskutimi nga publiku dhe mediat.
U krijuan shumë rivalitete, shpërthime shumë emocinale e nervash.
U dhanë shumë deklarata bombastike, të cilat përherë bëheshin virale nëpër rrjete sociale.
Por, mbi të gjitha u krijuan edhe miqësi shumë të mira e të forta, të cilat me siguri do të vazhdojnë edhe jashtë shtëpisë.
Mbi të gjitha banorët dhuruan spektakël e përcollën shumë emocione përmes ekranit. /Telegrafi/