Telegrafi

Videoja virale e incidentit: Lautaro akuzohet se e pështyu Theo Hernandezin në derbin e Milanos

(Foto: Screenshot/SempreMilan)

Një video është bërë virale në internet, në të cilën paraqitet një përplasje ndërmjet Lautaro Martinez dhe Theo Hernandez gjatë Derby della Madonnina.

Incidenti ndodhi kur mbrojtës i majtë i Milanit ishte duke dalë nga fusha pas përjashtimit me karton të kuq në përballjen ndaj Interit.

Ndërkohë, sulmuesi argjentinas ka shkuar drejt tij dhe raportohet se e ka pështyrë dhe e ka ofenduar francezin derisa po zbriste shkallët.

Ky veprim nxiti kthimin e Hernandez që pastaj u shoqërua me skena të konfrontimit mes dy futbollistëve në derbin e të shtunës.

Lexo po ashtu Nëse ju ka ikur ky moment, Lautaro Martinez dhe Theo Hernandez patën një përplasje të madhe pas përfundimit të ndeshjes

Vendimet e gjyqtarit sportiv të Serie A në lidhje me ndeshjet e fundjavës që lamë pas do të shpallen nesër (e martë), kur do të dimë se çfarë ka raportuar gjyqtari i sfidës.

Ndryshe, Milani fitoi me rezultat 2-1 në Derby della Madonnina për ta bërë më të ngushtë garën për titullin e Serie A. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/Fanpage)