Se situata me ushqimin është shumë e rëndë në Gaza, e tregon më së miri një video e publikuar në rrjetet sociale, ku një vajzë e vogël palestineze shihet duke qarë dhe vazhdimisht thotë se i mungon buka.
Ajo gjithashtu theksoi se “babai i saj është në parajsë” kur u pyet nëse babai po i sjellë bukë. Vogëlushja madje pretendon se ai ka shkuar në parajsë për t’i sjellë asaj ushqim.
“Shumicën e kohës e kalojë me vëllain tim”, thotë palestinezja e vogël e cila prej ditësh nuk ka ngrënë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, Programi Botëror i Ushqimit (ËFP) ka ndërprerë dërgesat e ushqimit në veri të Gazës, duke thënë se autokolonat e ndihmave kishin pësuar “kaos dhe dhunë totale për shkak të kolapsit të luftës”, raporton BBC.
Agjencia thotë se vendimi nuk është marrë lehtë dhe se punonjësit e tyre në Gaza janë përballur me armë zjarri dhe plaçkitje. Që nga dhjetori, OKB-ja ka paralajmëruar për një uri kërcënuese në veri të Gazës. /Telegrafi/
"I miss bread."
And when the journalist asked her, "Does your father bring you bread?"
She said, "He is in heaven."
And she began to cry. pic.twitter.com/OGrXtAMrqW
— Warfare Analysis (@warfareanalysis) February 20, 2024