Një nënë australiane ka shpërndarë video që po konsiderohet si një zgjidhje unike dhe zbavitëse për ushqimin e foshnjës së saj, e cila nuk dëshironte që të ushqehej nga shishet e veçanta të foshnjave.
Pasi që provoi “çdo” shishe të mundshme, nëna e “irrituar” vendosi që ta lante një shishe të salcës së domateve – dhe përdorimi i kësaj shishe doli të jetë i suksesshëm.
“A keni telashe kur nga ushqyerja me gji kaloni në ushqyerjen me shishe? Provojeni këtë shishe”, shkroi ajo në videon e saj e cila tash veçse u bë virale në rrjetin TikTok, transmeton Telegrafi.
Këshilla e çuditshme i tronditi mijëra prindër, dhe njëra nga videot deri më tani ka rreth 3.4 milionë shikime.
Siç edhe u prit, nënat tjera kishin disa pyetje “pikante”.
“Ne rregull, por si vendose ti që një ditë ta provoje shishen e salcës?”, ishte pyetja e njërës nga nënat.
Ndërsa nëna e cila e postoi videon tha se ”Ajo nuk dëshironte të ushqehej nga shishja, por kur provoja ta ushqej me shiringë ajo e pranonte ushqimin, shiringa përbëhet nga plastika e trashë, njëjtë sikur edhe shishja e salcës, kështu që mendova ta provoj atë lloj shisheje”. /Telegrafi/
@adventuresofbellandlucas Reply to @baabbyy209 ♬ a thousand years (lullaby) – christina perri