Telegrafi

‘Ngriu në vend’ pa lëvizur, misteri i gruas në TikTok që po trondit njerëzit

Një video virale ka habitur mijëra njerëz dhe mendojnë se teoria e “Matrix është e vërtetë” pasi një grua ‘ngriu’ në mes të rrugës.

Një llogari anonime në TikTok e postoi videon e cila duket se tregon një grua të ngrirë plotësisht gjatë kohës kur po ecte, derisa makinat kalojnë afër saj.

Pas disa sekondash qëndrimi pa lëvizur, ajo vazhdon ecjen e saj.

@unknown1575489 NPC caught lacking #npc#malfunction ♬ original sound – uknown

Videoja u postua për herë të mërkurën dhe ka fituar dhjetëra mijëra shikime. Sidoqoftë, shumë njerëz kanë ngritur dyshimet për autenticitetin e videos.

Ndonëse disa mbetën të shtangur, njëri tha se ishte një editim i videos. /Telegrafi/