Telegrafi

Videoja që e shfaqte Beckhamin në xhakuzi me Courtney Cox është pjesë e një seriali

Courteney Cox dhe David Beckham (Foto: Instagram/davidbeckham)

Ditë më parë në profilin e Courteney Cox në Instagram u publikua një video që tërhoqi vëmendje të madhe nga faqet rozë dhe nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale.

Videoja është shikuar afro katër milionë herë deri më tani, ndërsa në të shfaqet aktorja e “Friends” duke u argëtuar në një xhakuzi me yllin e popullarizuar të futbollit, David Beckham.

Lexo po ashtu Po xhironin në vaskë për filmin e ri, por fansat vërejtën se dora e Courteney Cox shkoi te prehëri i David Beckhamit

Ndërkohë që më së shumti vëmendje mori dora e aktores që ndodhej në prehrin e 44-vjeçarit dhe shumëkush priste një reagim nga bashkëshortja e tij, Victoria Beckham.

Mirëpo, derisa të gjithë prisnin që dizajnerja të reagonte nga xhelozia, porse reagimi i saj ishte me qetësi të madhe duke sqaruar se ishte fjala për një episod të “Modern Family”, ku marrin pjesë Cox dhe Beckham.

“Mezi pres. Ju dërgoj puthje”, ka komentuar aktorja 55-vjeçare duke i hedhur poshtë të gjitha spekulimet se bëhet falë për ndonjë romancë apo aferë mes dy protagonistëve të përfshirë në video. /Telegrafi/