Site icon Telegrafi

Videoja e Tonalit nxit një debat të pazakontë ndërmjet tifozëve të Newcastle dhe Milanit

(Foto: Screenshot/Twitter/Newcastle United)

Videoja e Sandro Tonalit duke vizituar qendrën stërvitore të Newcastle United ka nxitur një debat të pazakontë ndërmjet tifozëve të klubit anglez dhe atyre të Milanit – se cili klub e ka palestrën më të madhe.

Klubi i ri i italian e publikoi një video të transferimit të ri duke e vizituar qendrën stërvitore së bashku me të dashurën Giulia Pastore dhe një detaj kishte tërhequr vëmendjen e tifozëve.

Partnerja e futbollistit ishte mahnitur nga ajo që kishte parë, ndërsa e ka pyetur të dashurin e saj nëse edhe Milani kishte një palestër aq të madhe.

Tonali raportohet t’i ketë thënë se palestra e Rossonerëve ka qenë më e madhe, mirëpo përgjigja nuk ishte shumë e qartë dhe është interpretuar në mënyra të ndryshme nga tifozët e dy klubeve në Twitter.

Lexo po ashtu Shpjegohet reagimi befasues i të dashurës së Tonalit te Newcastle pasi u shfaqën pamjet e terrenit stërvitor të Milanit

Mesfushori, një tifoz i flaktë i Milanit, kishte thënë se largimi nga San Siro ka qenë vendimi më i vështirë në karrierën e tij.

Megjithatë, në intervistën e parë për klubin e Ligës Premier ishte shprehur: “Para së gjithash, dua ta falënderoj Newcastle Unitedin që po ma jep këtë mundësi të madhe për karrierën time”.

“Dua ta shpaguaj besimin në fushë duke dhënë gjithçka, siç kam bërë gjithmonë. Jam vërtet i entuziazmuar që do të luaj në St. James’ Park, mezi pres ta ndjej ngrohtësinë e tifozëve”. /Telegrafi/

Exit mobile version