Sipas informacioneve më të fundit, nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, është rritur numri i viktimave në mbi 9.600, kurse po vazhdojnë të publikohen pamje rrëqethëse nga të mbijetuarit në të dy vendet.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për tre muajt e ardhshme në dhjetë rajonet që janë goditur më rëndi, transmeton Telegrafi.
Another miracle news…🙏Heroes rescued 2-year-old 'Muhammet' 44 hours later. 😇
They gave the thirsty baby water with the cap of the bottle. I hope the heroes will always be with us🙏#TurkeyQuake #earthquakeinturkey #PrayForTurkey #earthquakes #turkey 🇹🇷 pic.twitter.com/asbTT968XB— fedizm (@FatmaDe80674479) February 7, 2023
Një djalosh 2-vjeç i identifikuar si Muhamet që qëndroi për 44 orë nën rrënoja, është filmuar duke i dhënë ujë me kapak të shishes, të cilin për fat të mirë kanë arritur ta shpëtojnë.
Videoja e publikuar në Twitter, tregon se bëhet fjalë për sirianin që në momentin kur tërmeti goditi gjendej në Turqi.
Syrian child in Turkey under the rubble pic.twitter.com/JCYUk648uG
— Muhammad Smiry 🇵🇸 (@MuhammadSmiry) February 7, 2023
Mbi 9.600 persona humbën nga tërmeti, kurse dhjetëra mijëra tjerë janë lënduar si në Turqi ashtu dhe në Siri.
Ekspertët paralajmërojnë se përpjekjet e ekipeve të shpëtimit po vështirohen për shkak të ftohtit ekstrem, derisa disa nuk kanë arritur të kenë qasje në disa zona të prekura nga tërmeti për shkak të kontrollohen nga grupet rebele në Siri. /Telegrafi/