Një video e një shtëpie të pazakontë, jashtëzakonisht të ngushtë në Francë është bërë virale në TikTok dhe është e vështirë të dallosh nëse është më e çuditshme nga jashtë apo nga brenda.
Shumë pyesnin veten se si ishte e mundur që diçka të futej në një shtëpi si kjo dhe pretenduan se ishte një shaka.
Por opinionet e tyre ndryshuan shpejt pasi panë se si dukej shtëpia nga brenda.
@denmiqbal #learnontiktok #storytime #truestory #fyp #foryou ♬ original sound – Did you know ?
Shtëpia është rreth shtatë metra e lartë, 15 metra e gjatë dhe vetëm 1.3 metra e gjerë. Është ndërtuar nga artisti Ervin Wurm dhe është hapur për publikun për herë të parë më 24 qershor të vitit 2022.
Është e qartë se shtëpia është e vogël, por ata që pajtohen me trendin gjithnjë e më popullor të jetesës në hapësira të vogla thonë se në përgjithësi ka gjithçka që ju nevojitet.
Shtëpia ka korridore, banjo funksionale dhomë gjumi dhe dhomë të ndenjës.
This Narrow House looks amazing, created by artist Erwin Wurm in Le Havre, France.pic.twitter.com/GY7Rd42FMc
— Historic Hub (@HistoricHub) June 22, 2023
Shumë u habitën pasi panë ambientet e brendshme, por disave, siç thonë ata, nuk u pëlqen mënyra se si duket shtëpia nga jashtë. /Telegrafi/