Site icon Telegrafi

Videoja e kamerës së trupit shfaq të dyshuarin duke qëlluar policin përpara se të vritej në Kaliforni

Pamjet dramatike të kamerës së trupit shfaqin disa të shtënat në Kaliforni, ku i dyshuari fillon të qëllojë drejt një polici përpara se të qëllohej për vdekje.

Zyra e Prokurorit të Qarkut Orange njoftoi të hënën se oficeri që iu përgjigj zjarrit, duke goditur për vdekje 22-vjeçarin, Matthew-Tuan Ahn Tran, ishte ligjërisht i justifikuar për përdorimin e forcës vdekjeprurëse.

Videoja nga konfrontimi vdekjeprurës tregon oficeren Abigal Fox duke bërtitur, “Hej, hej, hej”, ndërsa partneri i saj, oficeri Mark Milward, kthehet, duke u përpjekur ta paralajmërojë Tranin ta ulë armën.

Pasi u godit në gjoks, Milward mund të shihet duke rënë në tokë, raporton nypost.

Sipas hetuesve, Tran qëlloi dy të shtëna drejt Milwardit, ku njëra prej të cilave e goditi atë.

Si kundërpërgjigje, Fox qëlloi gjithsej pesë të shtëna në drejtim të djaloshit, njëra prej të cilave e goditi atë në kokë.

Ai u deklarua i vdekur rreth orës 19:26 dhe një ekzaminim toksikologjik gjeti THC, metamfetaminë dhe substanca të tjera në gjakun e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version