Site icon Telegrafi

Videoja e Gjestit që po qarkullon në TikTok – ofendon dhe bërtet për “ex-in” në oborr

Një video e Gjestit duke folur me veten, e cila po qarkullon me shpejtësi në platformën TikTok, ka tërhequr vëmendjen e madhe të publikut dhe fansave të spektaklit.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, ai shfaqet duke u endur nëpër shtëpi dhe më pas në oborr, ndërsa flet me zë të lartë, dukshëm i përfshirë emocionalisht.

Në një moment, ai bërtet: “Fu*k you, ex-i!”, ndërsa më pas vazhdon duke thënë: “Jam tu e thy pa ty!”, duke ecur me nervozizëm në oborr.

Foto: Screenshot/TikTok

Sjellja e tij ka bërë që ndjekësit të hedhin hipoteza se kujt mund t’i drejtohet me këto fjalë, pasi nuk është hera e parë që ai përmend të shkuarën e tij sentimentale në shtëpi.

Gjesti është parë shpesh duke folur vetëm, qoftë në oborr, apo duke iu drejtuar kamerave, ndërsa në të kaluarën ka përmendur emrat e disa ish-partnereve të tij.

Foto: Screenshot/TikTok

Fillimisht, ai ka folur për Diellzën, më pas për Xhenetën, ndërsa tani fansat me ironi pyesin veten nëse këto fjalë mund të jenë edhe për Eglin, me të cilën ai nuk pati një lidhje të zyrtarizuar.

Lexo po ashtu Gjesti shpërthen në deklarata të forta teksa shikon Eglin dhe Danjën duke vallëzuar: Do t’ju shkatërroj të gjithëve

Kjo situatë ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale, ku ndjekësit e spektaklit kanë ndarë mendimet e tyre për sjelljen e tij dhe për atë që mund të ketë ndikuar në këtë reagim.

Tashmë, mbetet për t’u parë gjatë spektaklit të sotëm nëse kjo sjellje do të komentohet. /Telegrafi/

Exit mobile version