Mediumi Cronica TV ka publikuar një video të Diego Armando Maradonas të regjistruar vetëm disa ditë para vdekjes së tij.
Maradona vdiq më 25 nëntor 2020 pas një arresti kardiak dhe vdekja e tij tronditi botën sportive, e në veçanti futbollin.
Ai kishte mbushur 60 vjeç vetëm më 30 tetor dhe u lirua nga spitali dy javë më parë pas një operacioni të suksesshëm në tru.
Tani, mediumi Cronica TV në Argjentinë ka publikuar një video të regjistruar vetëm disa ditë para vdekjes së tij.
“Kam marrë një tronditje, por gjithçka është në rregull”, kishte thënë Maradona në një mesazh për mjekun e tij Leopoldo Luque.
Argjentinasi ishte në shtëpinë e tij me ish-partneren e tij Veronica Ojeda.
“Ju e dini që nuk më pëlqejnë momentet intime, por kur jam me njerëz të mirë dal nga guaska ime. Puthje, Luque. Leopoldo Jacinto Luque”, përfundonte Maradona. /Telegrafi/