Këngëtarja e njohur e zhanrit popullor, Remzie Osmani, është tejet e dashur për publikun e gjerë.
Ajo në rrjete sociale shpërndan informacione të shumta sa i përtej jetës dhe karrierës profesionale.
Por, një video që ajo ka ndarë në Facebook tashmë është duke qarkulluar shumë, pasi ajo i dedikon fjalë të ëmbla mbesës.
Në pamjet e publikuara Remzia shfaqet duke e mbajtur në krah Emmën, teksa nuk la edhe pa kënduar për të.
“Mbesa ime, shpirti im sot ka ditëlindjen e parë. O dritë, o jetë, edhe 100 vite të lumtura me fat dhe shëndet, o Emma ime e urtë e bukur. Të don nani pa fund”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Komente të shumta i erdhën në postim duke komplimentuar artiste dhe njëherësh duke uruar ditëlindjen e mbesës së saj. /Telegrafi/