Telegrafi

Videoja e “diss”-it ndaj Sin Boyt u bë virale, Rina Balaj: Nuk jemi më bashkë, e bëra për ta mbështetur

Artistja Rina Balaj ishte një prej emrave që performoi në koncertin “Time Capsule II” të reperit, Capital T i mbajtur disa ditë më parë në Prishtinë.

Por, para performances, reperja foli për emocionet e ngjitjes në skenën gjigante, në një intervistë për “Prive”.

Mes tjera, këngëtarja nga Istogu u pyet edhe për videon virale që u konsiderua si një ‘diss’ për ish-partnerin e saj, Sin Boy.

@balerina999 @johnydega ♬ Sin Boy X Dj Stephan Sexaki – Dj Stephan

Ajo realizoi një video përkrah një djali teksa kërcente dhe bënte lëvizje të ngjashme me disa postime të fundit të Sin Boyt.

Dhe këtë Rina tha se e bëri pa ndonjë qëllim të keq, teksa gjithashtu deklaroi se është beqare dhe se nuk është rikthyer me ish-të dashurin.

Lexo po ashtu Pasi ish-i dashuri iu shfaq në krahët e një vajze, Rina Balaj i bën "diss" Sin Boyt me një video ku shihet duke kërcyer bashkë me një djalë

“Nuk jemi bashkë, e kam thënë prej fillimit dhe vazhdoj ta them se unë dhe Sin Boy veç punojmë bashkë, nëse na shihni bashkë është sepse kemi punë”, tha Rina.

“Nuk e ka menduar për të keq, u bë shumë viral nuk e di pse, ishte për mbështetje”, u shpreh tutje ajo duke qeshur.

Ndryshe, pas një pazue të gjatë, autorja e “Fullerante” është rikthyer me performanca dhe koncerte të ndryshme.

Kënga e fundit e saj “Tornado” erdhi në bashkëpunim me reperen, Melinda Ademi. /Telegrafi/