Telegrafi

Videoja e aeroplanit që qëndron në ajër pa lëvizur, ndez teori konspirative në rrjet

Përdoruesit në internet adhurojnë teoritë konspirative dhe një video e re virale e një aeroplani në qiell që duket se nuk lëviz ka ndezur shumë diskutime.

Videoja e publikuar nga @tania.draws nga makina e saj në Çikago tregoi një aeroplan shumë poshtë që dukej në ajër i palëvizshëm, derisa përdoruesja e TikTok-ut kalonte me makinë,

Ajo u shpreh e habitur me atë që kishte parë përmes mbishkrimit në video. Kur ajo ndau videon, Tania pyeti përmes postimit: Glitch in Matrix? Kjo nuk është hera e parë që e shoh këtë në Çikago”.

Videoja u bë virale, duke marrë 2.2 milion shikime, 137,000 pëlqime, së bashku me mijëra komente nga njerëz që vendosën të ndajnë teoritë e tyre.

@tania.draws Glitch in Matrix? This isn’t the first time I’ve seen this in Chicago either #glitchinthematrix #fyp ♬ Spooky, quiet, scary atmosphere piano songs – Skittlegirl Sound

Një person bëri shaka: “Ai është në semafor të kuq”.

Një person tjetër tregoi një përvojë të ngjashme, ndërsa deklaroi: “Unë dhe vajza ime pamë diçka, një muaj më parë, menduam se po çmendeshim”.

“Mendova se po shihja gjëra që nuk ekzistojnë. E pashë të ndodhte një ditë duke vozitur Uber nga aeroporti!!” u përgjigj një person tjetër.

Një tjetër u përpoq të jepte një shpjegim më shkencor për atë që Tania kishte parë.

Një arsye e sugjeruar ishte Paralaksi, ku pozicioni ose drejtimi i një objekti duket se ndryshon kur shikohet nga pozicione të ndryshme.

Në këtë rast, Tania e kishte regjistruar aeroplanin ndërsa udhëtonte në drejtimin e kundërt ku po lëvizte, dhe kështu disa besojnë se kjo është arsyeja pse aeroplani duket se nuk po lëviz kur është në të vërtetë në lëvizje.

Një person shkroi: “Quhet një Paralaks që është një zhvendosje e vëzhguar e një objekti për shkak të ndryshimit të pozicionit të vëzhguesve”.

“Kompleksiteti i paralaksit të lëvizjes”, tha një tjetër në mënyrë të ngjashme.

Dikush tjetër shtoi: “Paralaks, është një iluzion optik”.

“Duket vetëm sikur është në gjendje të ngrirë, sepse ata po ecin në drejtim të saj”, komentoi një tjetër.