Një nënë ka vendosur në profilin e vet në Facebook të tregojë se si ka rritur që t’ia japë ilaçin bebes së vet.
Mënyra e saj ka ngazëllyer prindërit në gjithë botën.
Kur i biri i saj është sëmurë dhe është dashur patjetër të pijë paracetamol, nëna Helena Lee ka pasur problem se si t’ia japë bebes këtë ilaç, a që ajo të mos e pështyjë jashtë.
Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, ajo ka gjetur mënyrën. E ka futur shiringën në bebironin e fëmijës, transmeton Telegrafi.
“Për të gjitha nënat… 24 orët e fundit jam munduar se si ta detyroj Alfin që të marrë Calpol (paracetamol), dhe ka përfunduar ashtu që pothuajse gjysmën e dozës e pështyrë nëpër trupin e tij.
…Pastaj m’u kujtua që e kam parë diku këtë mënyrë. Sa herë provoja t’ia jepja ilaçin, qante pa lot! Ju lutem, lirisht këtë ndajeni me nënat e bebeve të tjera të cilat i njihni”, ka shkruar e ëma e Alfit pranë fotografisë.
Pasi që ka publikuar fotografinë në të cilën shihet duke ia dhënë bebes ilaçin, kjo mënyrë u bë virale, ndërkaq prindërit e gjithë botës i kanë dërguar komplimente, por edhe i janë falënderuar.
/Telegrafi/