Një video alarmante që tregon një burrë me një maskë mjekësore të rrëzohet në trotuarin në lagjen Queens të New York City, ka ngritur shqetësime se incidenti mund të jetë i lidhur me coronavirusin.
Oficerët e NYPD dolën menjëherë në vendin e ngjarjes në orën 1:28 pasdite të martën, pasi një djalë 25-vjeçar u rrëzua në trotuar, tha një burim policie për DailyMail.com.
Ai është dërguar menjëherë në spital në NewYork-Presbyterian Queens. Mjekët kanë thënë se djali pritet të mbijetonte, por nuk kishte asnjë informacion tjetër në lidhje me simptomat ose gjendjen e tij, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, shteti i New York ka raportuar dy raste të konfirmuara të coronavirusit. Njëra është një punëtore mjekësore femër në Manhattan e cila kohët e fundit u kthye nga Irani.
Tjetri është një burrë në të 50-at e tij që jeton në Westchester dhe punon në Manhattan, dhe siç duket ka kontraktuar virusin përmes përhapjes së komunitetit.
Videoja nga skena e Queens tregon një djalë të ri të paidentifikuar të shtrirë në trotuar afër kryqëzimit të Main Street dhe Roosevelt Avenue.
Zona është e njohur si një nga enklavat më të mëdha etnike kineze jashtë Azisë. /Telegrafi/