Telegrafi

Video spektakolare nga PSG për Messin: Topat e Artë, nënshkrimi e zhveshtorja

Paris Saint-Germain ka lëshuar një video në rrjetet e tyre sociale para pak çasteve.

Klubi nga Parisi është duke u përgatitur për transferimin e Lionel Messit që brenda pak minutash arrin në aeroportin francez.

Përmes një videoje, PSG ka njoftuar se janë të gatshëm për prezantimin e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Derisa shfaqin pjesë të shpejta nga hyrja e tij, Topat e Artë dhe pamje nga nënshkrimi i kontratës, kjo është bërë virale menjëherë në internet.

Video tregon se pritet të jetë një festë e madhe në klubin parisien, së bashku me përkrahësit e tyre që ka tre ditë që janë të grumbulluar dhe po presin arritjen e 34-vjeçarit. /Telegrafi/