Site icon Telegrafi

Video spektakolare: 10 vitet e diellit në 61 minuta

NASA ka 10 vjet që vëzhgon yllin tonë nga orbita. 

Observatori i diellit Dynamics i NASA-s (SDO) në orbitën e tokës ka vëzhguar diellin për 10 vjet.

Gjatë kësaj kohe janë marrë gjithsej 425 milionë foto me rezolucion të lartë, të cilat gjeneruan 20 milionë gigabajt të dhëna.

Informacioni ka ndihmuar shumë shkencëtarë të kuptojnë më mirë sesi funksionon ylli ynë dhe si ndikon ai në sistemin tonë planetar, transmeton Telegrafi.

Në një video mbresëlënëse në kohë, NASA tani po tregon një seri regjistrimesh që SDO ka bërë gjatë 10 viteve të fundit.

Fotografitë për këtë janë bërë në një gjatësi vale 17.1 nanometra dhe tregojnë shtresën më të jashtme të atmosferës së diellit, siç shprehet vetë NASA në përshkrimin e videos.

Regjistrimet bëheshin një herë në orë.

Videoja tregon rritjen dhe uljen e aktivitetit që ndodh si pjesë e ciklit diellor 11-vjeçar.

Midis tyre ka ngjarje të jashtëzakonshme siç janë shpërthimet në diell.

Edhe nëse SDO gjithmonë përqendrohet në diell, disa momente kanë munguar. /Telegrafi/

Exit mobile version