Site icon Telegrafi

Video reportazhi i BBC për Liqenin e Ohrit (Video)

Në suaza të programit “Travel Show” në kanalin televiziv BBC, është publikuar video reportazhi për Liqenin e Ohrit, i titulluar “Historia antike e fshehur në Liqenin më të vjetër në Evropë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky është Liqeni më i vjetër në Evropë, mjedisi përreth tij është poashtu i vjetër. Madje edhe Ohri ka qenë një qytet që në kohën e babait të Lekës së Madh, Filipit, në shekullin e katërt para Krishtit”, thotë autori në hyrje të reportazhit.

Pikërisht historia e pasur e këtij qyteti, theksohet është shkaku që i nxit të vijnë për vizitë në Ohër.

Bashkëbiseduesi i saj, Jovan Stojanovski, një transportues me varkë, thekson se pikërisht trashëgimia dhe tradita antike janë më tërheqës për vizituesit e Ohrit.

“shumica e turistëve dëshirojnë t’i ndjejnë dhe përjetojnë sendet e kohës antike, ta shohin kulturën e vendit”, vazhdon Stojanovski duke thënë se është veçanërisht kreanar që është nga Ohri.

Përveç bukurive të Liqenit, reportazhi tregon mundësinë e zhytjes dhe përjetimin e pamjes nënujore, të shihen mbetjet historike nënujore, siç është lagja parahistorike e quajtur Muzeu i ujit.

“Nuk duhet të shkosh shumë larg për të gjetur mbetje historike nga e kaluara antike e Ohrit:, thotë autorja, e cila shton se ka mbetur e mahnitur nga kthjelltësia e ujit të Liqenit dhe nuk ka arritur t’i vërejë artefaktet a para që ka hasur në fillim të zhytjes./Telegrafi/

Tërë reportazhin mund ta shihni këtu, klikoni në këtë Vegëz

 

Exit mobile version