Juventusi ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Parmas, duke arritur të krijojë distancë prej katër pikëve me Interin në krye të Serie A.
Fitorja erdhi pas paraqitjes së jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldon që shënoi dy herë në këtë ndeshje.
Në minutën e 58-të të takimit, Ronaldo e shënoi golin e tij të dytë personal në këtë përballje.
Goli i dytë erdhi pas një bashkëpunimi të bukur me Paolo Dybalan.
Por video që u bë hit në rrjetet sociale, ishte festa e Ronaldos me Dybalan, ku portugezi e puthi gabimisht në buzë.
https://twitter.com/JaivanFUT/status/1219055582444949509
Video e bërë nga fansat ka marr shumë shikime në rrjetet sociale. /Telegrafi/