Reperja nga Istogu, Rina Balaj është mjaft aktive në rrjetet më të frekuentuara sociale. Në atë Instagram numëron mbi 400 mijë ndjekës për të cilët herë pas herë publikon imazhe dhe video të llojllojshme.
Së fundmi ajo ka hedhur disa video teksa shihet duke ushtruar në palestër dhe me këtë rast paralajmëron projektet e reja. “Këngët e reja vijnë së shpejti”, ka shkruar ajo.
“Ilegal”, mbetet një prej realizimeve të fundit të Rinës, projekt ky me mbi nëntë milionë shikime në rrjetin, YouTube.
Ndërsa këtë kohë është paralajmëruar edhe një bashkëpunim mes Rinës dhe divës shqiptare, Adelina Ismailin.
Ajo ditë më parë solli një imazh me të duke e quajtur “legjendë të gjallë”.
Megjithatë presim të shohim se çfarë ka përgatitur Balaj për fansat të shumtë, të cilët mezi po presin për këngët e saj. /Telegrafi/