Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar me publikimin e video mesazheve, përmes të cilave kritikon qeveritë e kaluara dhe lavdëron Qeverinë Kurti.
LVV përmes një video mesazhi ka akuzuar qeveritë paraprake, për siç thonë rrënimin e sektorit të energjisë, dhe ka prezantuar angazhimet dhe rezultatet e qeverisë aktuale në sektorin e energjisë.
“Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës. Qeverisja e re ani pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t’ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk po përballemi vetëm ne, por e gjithë Evropa”, thotë LVV, në tekstin e publikuar sot, transmeton Telegrafi.
“Në videon më poshtë do të mund të shihni veprimet e Qeverisë për më pak se dy vite në sektorin e energjisë, dhe 20 vitet paraprake se si është rrënuar ky sistem”, shkruan LVV. /Telegrafi/