Telegrafi

Video-mesazhi i Edi Ramës: Kosova po e ruan derën e OKB-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka postuar një video interesante, me një polic shqiptar me prejardhje nga Kosova.

Rama në video-postimin e bërë në rrjetin social Facebook, shihet në shoqëri me policin shqiptar dhe duke përcjell një mesazh:

“Kosova po e ruan derën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Rama.

Ndërsa shqiptari në uniformën e policisë amerikane  është pajtuar me kryeministrin Rama, duke thënë:  “Patjetër”.

Në Asambklenë e Përghithshme të Kombeve të Bashkuara në New York po marrin pjesë lidërë të shteteve botërore e në mësin e tyre edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.