Ministri i Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka komentuar videon e publikuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku ka thënë se kur e ka pa një video të tillë i ka shkuar në mendje se mund të jetë reklamë e marketeve komerciale në Kosovë.
“LDK-ja paska nisur që ta kopjojë Lëvizjen Vetëvendosje. Unë mendoj se secili subjekt politik duhet të qëndrojë në atë tipin që e ka krijuar për një kohë”, ka deklaruar Peci në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Më tej, Peci që është bashkëkryesues i Partisë Guxo, ka shtuar duke thënë se kjo mbetet në vendimmarrjen e partisë opozitare se ata kanë të drejtë me zgjedh se si do ta kritikojnë qeverinë.
Ndërkohë ai ka folur edhe për rritjen e çmimeve, që sipas tij kjo është e vërtetë, por ai ka disa plane që nëpërmjet institucionit që udhëheq t’i subvencionojë disa kultura bujqësore në mënyrë që të ketë sa do pak efekt në rritjen e çmimit. /Dukagjini/
Video e publikuar nga Forumi Rinor i LDK-së, të cilës i referohet ministri Peci.