Site icon Telegrafi

Video-lojërat e ndryshojnë trurin e të rinjve dhe i bëjnë ata më të pamëshirshëm

Video-lojërat e dhunshme e ndryshojnë trurin e të rinjve në atë mënyrë që e reduktojnë aftësinë për t’i kuptuar emocionet bazike njerëzore dhe i bëjnë ata më pak të mëshirshëm.

Në një studim të publikuar në revistën ‘Social Affective and Cognitive Neuroscience’, pohohet se video-lojërat si ‘Call of Duty’ ndërlidhen me më pak mëshirë dhe lojërat e tilla i bëjnë të rinjtë më të ‘ftohët’, më pak të ndjeshëm dhe të pakontrolluar në situata të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në një eksperiment të udhëhequr nga shkencëtarja Laura Stockdale, kishin marrë pjesë persona të cilët luajnë rrallë dhe persona që luajnë shpesh video-lojëra të tilla.

Nëse 30 orë në javë i kaloni duke luajtur video-lojëra, atëherë konsideroheni se luani shumë.

Studimi kishte analizuar tri lojëra të natyrës së dhunshme dhe jo të dhunshme. Në grupin e atyre që kishin luajtur video-lojëra të dhunshme kishin qenë 30 persona, ndërsa në grupin që kishin luajtur video-lojëra jo të dhunshme kishin qenë 31 persona.

Që të gjithë pjesëmarrësit kishin qenë mesatarisht të moshës 21 vjet.

Pastaj ishin analizuar valët e trurit të tyre.

Në fund, atyre u ishin shfaqur imazhe që përmbanin fotografi të fytyrave të frikësuara dhe të buzëqeshura të njerëze.

Personat që kishin luajtur video-lojëra të dhunshme nuk kishin pasur ndonjë reagim emocional ndaj fytyrave të frikshme, gjë që tregon se ata janë më të “pandjeshëm” për shkak të ekspozimit të madh ndaj dhunës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version