Telegrafi

Video-loja Avengers nuk do të arrijë deri në shtator

Të gjithë ata që kanë pritur, se me 15 maj do të kenë mundësi të luajnë në video-lojën Avengers të Marvel, duhet të presin pak më gjatë.

Crystal Dynamick është zhvilluesi i kësaj video-loje, që e ka shpërndarë një mesazh ku tregon se lansimi i paralajmëruar nuk do të ndodhë, pasi kjo lojë nuk do të arrijë deri më katër shtator, kur planifikohet të bëhet lansimi zyrtar, transmeton Telegrafi.

Shtrirja e kësaj loje është mjaft e madhe dhe studios i duhet më shumë kohë për ta përgatitur, thuhet në arsyetimin e shtyrjes së lansimit.

“Si tifozë që jemi vet, është nderë dhe privilegj të punojmë me këto personazhe legjendare, ne e dimë se çfarë nënkuptojnë këta Super Heroes për ne dhe True Belivers në të gjithë botën. Kur u përpoqëm t’ju sjellim vizionin tonë për Avengers të Marvel, u angazhuam të ofrojmë një fushatë origjinale të drejtuar nga histori, të angazhojmë bashkë-veprime dhe përmbajtje bindëse për vitet në vazhdim”, thuhet në mesazhin e lëshuar nga Crystal Dinamick.

Sa i përket kohës së mbetur, deri më arritjen e lojës, ata pretendojnë se është e mjaftueshme, që secili detaj të zë pjesën përbërëse dhe video-loja të jetë sa më e plotë. /Telegrafi/