Gjatë mesnatës së djeshme në hyrje të lagjes Draçevë të Shkupit humbën jetën pesë persona në aksidentin e ndodhur mes një automjeti dhe një kamioni.
Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident ka humbur jetën një familje e tërë pesë anëtarëshe, ndërsa në mesin e të vdekurve ka edhe fëmijë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ende nuk dihet në detaje se si ka ardhur deri tek aksidenti që ndodhi mes automjetit dhe një kamioni të “Higjienës komunale”, por deri në orët e hershme të mëngjesit është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes.
Vozitësi i kamionit ndodhet në spital për shkak të stresit por edhe nga lëndimet në qafë dhe shpinë./Telegrafi/