Siç ka rrëfyer më herët, jeta e tij dikur ka qenë krejt ndryshe dhe me shumë probleme.
I rritur në një ambient emigrantësh shqiptarë në Londër, Rigelsi atë kohë adoleshent, ishte i zhurmshëm dhe sherrxhi, arsyeja pse mësuesit në shkollë ia ngjitën nofkën “Noizy”.
Ndonëse i rrethuar nga dhuna, Noizy arriti të shkëputet nga ndeshjet e “street fight” dhe me t’u fokusuar në muzikë, reperi u kthye menjëherë në atë që sot, udhëheq turmat e fansave shqiptarë.
Rigels Rajku ka kujtuar kohët e sherreve përmes disa postimeve në Instagram, si për të vërtetuar ato ndeshjet me baste, që shumë i kemi dëgjuar por nuk i kishim parë.