Në një video të riaktualizuar nga Magazina.al, thuhet se shihet Arbana Xharra duke folur për gazetarët e huaj në kohën e luftës në vitin 1998-99.
Në atë kohë, siç thuhet më tej, Arbana bashkë me shumë shqiptarë të tjerë ishin duke u larguar nga Kosova për në Shqipëri, pasi forcat serbe kishin nisur ofensivë të ashpër nëpër Kosovë.
Arbana dëgjohet duke folur për gazetarët e huaj me një anglishte të thjeshtë, duke rrëfyer se gjatë rrugës ka parë tmerr me sy, ka parë njerëz të vrarë në rrugë por edhe fëmijë.