Këngëtarja Adelina Ismaili njihet si këngëtarja e cila ka bërë revolucion në muzikën shqipe.
Ajo ka kënduar që në moshë të vogël, duke u bërë pjesë e shumë prej festivaleve të fëmijëve, ndërsa më pas ka filluar një karrierë të bujshme si e rritur.
Tani ajo është pa diskutim një Divë e muzikës, ndonëse viteve të fundit është distancuar paksa nga skena muzikore.
Adelina është fëmija i madh i prindërve Rexhep dhe Mona Ismaili, ndërsa fëmijërinë e saj e përshkruan si shumë të veçantë, e cila po aq sa rrëmujë ka qenë edhe qejf.
Së fundmi, Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar një video nga arkivat e televizionit, duke transmetuar një intervistë të rrallë të këngëtares Ismaili të realizuar në vitin 1989.
Me një zë të ëmbël dhe dëshira fëmijësh, Adelina uronte të gjithë shqiptarët për vitin e ri 1990, duke iu dëshiruar atyre më të mirat.
Këngëtarja gjithashtu potencon se atë vit të ri do ta priste me të afërmit e saj.
Në atë kohë, Adelina Ismaili ishte vetëm 10 vjeçe. /Telegrafi/