Bebe Rexha është një prej këngëtareve më të famshme anë e mbanë botës.
Ajo ka kënduar që në moshë të re, teksa seriozisht iu fut muzikës në vitin 2014 duke debutuar si solo-artiste.
Bebe Rexha i kujton gjithnjë me nostalgji fillimet e karrierës, kur jepte maksimumin që zëri i saj të dëgjohej kudo në botë.
Së fundmi, Rexha ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video të rrallë nga një prej koncerteve të mbajtur në vitin 2015.
“Diçka nuk ndryshon kurrë. Isha e çmendur atëherë dhe jam e çmendur tani”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.
Teksa në ditët e sotme e shohim si një bionde atraktive, në vitin 2015 Bebe Rexha kishte krejt tjetër stil flokësh me ngjyrë të mbyllur.
Sot ajo është një prej emrave më me ndikim në industrinë e muzikës, teksa suksesin më të madh e pati këtë vit duke u nominuar për dy çmime “Grammy”. /Telegrafi/