Telegrafi

Video e paraqitjes individuale ndaj Mallorcas tregon se Messi është më i motivuar dhe më ‘bishë’ se kurrë më parë

Lionel Messi u rikthye në aksion mbrëmë (e shtunë) dhe performanca e tij e madhe ndihmoi Barcelonën në fitoren 4-0 kundër Mallorcas në udhëtim.

Ekipi i Quique Setien shënoi rifillimin e La Ligës me fitoren bindëse dhe ishte Messi ai që drejtoi absolutisht shfaqjen e ekipit të tij.

32-vjeçari siguroi dy asistime dhe shënoi një gol të bukur për të vulosur fitoren e katalunasve në Estadio de Son Moix.

Lexo po ashtu Barca bindëse ndaj Mallorcas, Messi me dy asistime dhe një gol të bukur

Pa mjekër dhe flokë të rritura, Messi dukej i rilindur dhe në një formë brilante, duke ngjasuar me “Messin e 2015-tës”.

Tifozët ishin të shqetësuar se Messi do të humbasë lojën pasi pësoi një dëmtim javën e kaluar, por gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ishte i papërmbajtshëm.

Lexo po ashtu Tjetër ndeshje, tjetër rekord i Messit në La Liga

Ylli argjentinas gjithashtu në këtë ndeshje shtoi edhe një rekord tjetër të madh individual.

Më poshtë keni statistikat e Messit nga ndeshja ndaj Mallorcas si dhe rastet dhe pikat kryesore të argjentinasit në këtë takim. /Telegrafi/