Telegrafi

Video e papublikuar – momenti kur Efi Dhedhes ‘kërcënoi’ Deamishelin gjatë spektaklit të kaluar

Në spektaklin e natës së sotme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania është diskutuar një video që nuk është parë deri më tani.

Flitet për një debat që pati Efi me Deamishelin gjatë spektaklit të së martës, e cila nuk u transmetua, ku kishte të bënte me bullizëm dhe se Dhedhes ia përmendi Hoxhës një shaka që kishte bërë më parë me Amos Zaharian.

“Mos i jep gojës, aq po të them. O Dea o yll, unë do të dalë nga këtu brenda, po po nuk ta sula (Luizin), po nuk e derdhe lotin”, u shpreh fillimisht Efi.

Foto: Screenshot/Facebook

“Mos më bëj si inteligjente. Shumë po duroj këto moralet e këtyre, Dea bukuroshe”, vazhdoi më tej ajo.

Lexo po ashtu Luizi flet për javët e fundit në Big Brother VIP Albania: I dua të gjithë jashtë

Dea tha se nuk kishte ide se përse ndodhi kjo, gjersa në një moment Efi ia kujtoi atë që kishte bërë me Amosin.

Foto: Screenshot/Facebook

Biondja u ndje e kërcënuar për mënyrën se si iu drejtua ish-konkurrentja e “Përputhen” dhe në anën tjetër i kërkoi falje Luizit për atë që kishte deklaruar.

Artisti shkodran reagoi menjëherë duke theksuar se kjo ndodhi në të kaluarën dhe duke i thënë Efit që të merret me Dean për gjërat e saj.

Foto: Screenshot/Facebook

Kjo është parë si një strategji për të ngritur Efin nga disa prej banorëve, e disa të tjerë e kanë cilësuar si ‘luftë’ mes tyre. /Telegrafi/