Çfarë ndodh kur bën bashkë një norvegjez, një liqen të ngrirë dhe shumë vodka?
Tor Eckhoff është i njohur për videot e tij të çmendura, të publikuara në Youtube.
Shpesh, ato përfshijnë thuajse të njëjtët elementë: Vodka dhe larje në ujërat e akullta të liqeneve të ngrira norvegjeze.
Por, këto festa 51-vjeçari duket se ka kaluar në një nivel krejt tjetër.
Ai shfaqet gjysmë i zhveshur, duke pirë një shishe vodka, ndërsa bën patinazh mbi sipërfaqen e hollë të akullit të një liqeni të ngrirë.
Pak çaste më pas, ai ka në duar një sharrë elektrike, me të cilën nis të presë sipërfaqen e akullit, transmeton tema.
Eckhoff më pas zhytet në ujërat e akullta, ndërsa video mbyllet me muzgun që bie, ndërsa shishja e vodkës është mbuluar me zbukurimet e një peme Krishtlindjesh.