Telegrafi

VIDEO: Dua Lipa shkëlqen në performancën LIVE të “Be The One” në NME awards

Dua Lipa ishte një nga protagonistet e ceremonisë së ndarjes së çmimeve NME Awards që u mbajt në Londër.

Superylli shqiptar nga Kosova u shfaq në skenë me një veshje plot stil dhe ngjyra të ngrohta, që e shfaqën atë tejet atraktive.

Lexo po ashtu Momenti kur Dua Lipa pranon çmimin në NME Awards (Video)

Dhe performanca e saj e këngës “Be The One”, e cila natyrisht ishte LIVE dhe e përcjellë nga bendi i këngëtares, u pëlqye shumë nga publiku, shkruan Telegrafi.

“Be The One” është një nga hitet më të mëdha ndërkombëtare të këngëtares nga Prishtina. /Telegrafi/