Dua Lipa ishte një nga protagonistet e ceremonisë së ndarjes së çmimeve NME Awards që u mbajt në Londër.
Superylli shqiptar nga Kosova u shfaq në skenë me një veshje plot stil dhe ngjyra të ngrohta, që e shfaqën atë tejet atraktive.
Dhe performanca e saj e këngës “Be The One”, e cila natyrisht ishte LIVE dhe e përcjellë nga bendi i këngëtares, u pëlqye shumë nga publiku, shkruan Telegrafi.
“Be The One” është një nga hitet më të mëdha ndërkombëtare të këngëtares nga Prishtina. /Telegrafi/