Telegrafi

Vidal do të largohet nga Interi, e ardhmja e tij në Argjentinë

Arturo Vidal do të largohet nga Interi pas dy viteve qëndrim në Giuseppe Meazza.

Mesfushori veteran karrierën erdhi në Evropë në vitin 2007 ku iu bashkua Bayer Leverkusenit, derisa pas 15 viteve qëndrim do të largohet nga futbolli evropian.

E ardhmja e Vidal është në Argjentinë, pasi karrierën pritet ta vazhdoj te Boca Juniors.

Gjiganti argjentinas ka fituar garën me Flamengon për të siguruar shërbimet e mesfushorit kilian.

Edhe pse të gjithë prisnin që e ardhmja e kilianit të jetë në Flamengo, Boca lëvizi shpejt duke fituar garën dhe sipas mediave italiane Vidal tanimë ka pranuar ofertën e tyre.

33-vjeçari pritet të zgjidh kontratën me Interin dhe javën e ardhshme do të zyrtarizohet nga Boca. /Telegrafi/