Site icon Telegrafi

Vidal te Interi, ka marrëveshje mes klubeve

Sky Sport Italia shkruan se Arturo Vidal do të jetë në Itali nesër (e diel) për testet mjekësore te Interi, pasi klubet ka rënë dakord për transferimin e tij për 1 milion euro.

Barcelona dëshiron që të lirojë mesfushorin dhe për këtë ka pranuar që të paguhen vetëm 1 milion euro, plus disa bonuse.

Vidal pritet të fluturojë nesër, ndërsa teste mjekësore do të kryhen të hënën, kur më pas do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare.

Antonio Conte e kishte kërkuar një ribashkim me ish-yllin e Juventusit që kur mori detyrën te Interi.

Në të njëjtën kohë, Interi do të bëjë vend për pagën e Vidal, pasi do ta lirojë Diego Godinin të kalojë te Cagliari javën tjetër.

Edhe Sportitalia e konfirmon marrëveshjen, por sipas tyre Vidal pritet të vijë të mërkurën në Milano.

Kontrata e 33-vjeçarit me Barcelona do të skadonte në qershor 2021 dhe ai nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit të ri Ronald Koeman. /Telegrafi/

Exit mobile version