Telegrafi

Vidal: Nuk kam arsye të largohem nga Bayerni

Arturo Vidal nuk e ka ndërmend një bashkim me Antonio Conten te Chelsea, sepse ai thotë se nuk ka arsye që ai të largohet nga Bayern Munich, pasi është klub i madh dhe po ndihet i lumtur ai dhe familja e tij.

Mesfushori kilian kaloi tre vjet duke luajtur nën urdhrat e Contes në Juventus, me klubin italian që fitoi titullin e Serie A në çdo sezon dhe për atë trajneri italian po mendon transferimin e tij në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Chelsea nuk heq dorë nga Vidali

Megjithatë, 29-vjeçari e sheh të ardhmen e tij në Bundesligë dhe jo në Ligën Premier, pasi e vesh me krenari fanellën e Bayern Munichut dhe familja e tij janë shumë e lumtur në qytetin gjerman.

“Këto janë vetëm thashetheme që kanë marrë zhvillim të shpejtë”, tha Vidal fillimisht për Sport Bild, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Parashikim: Bayern - Arsenal

“Në fund të fundit, kam luajtur tre vjet shumë të suksesshme nën drejtimin e trajnerit Conte në Juventus. Por, nuk ka asnjë arsye për mua që të largohem nga Bayern”.

“E veshi këtë fanellën me krenari. Ndihem i lumtur, gruaja ime ndihet e lumtur, dhe fëmijët janë të lumtur. Dhe unë ende kam synime të mëdha në Munich”, përfundoi mesfushori kilian. /Telegrafi/