Edhe pse dështoi ta gjente veten në sezonin e tij të parë në Camp Nou, Aruto Vidal nuk dëshiron të largohet nga Barcelona.
Mesfushori kilian u transferua në verën e viti 2018 te skuadra katalunase nga Bayern Munichu, duke bërë disa paraqitje të mira.
Kontrata e Vidalit nuk skadon deri në vitin 2021, ndërsa në sezonin që lamë pas ka bërë 53 paraqitje në sezonin e parë te Blaugranët.
32-vjeçari është duke u lidhur me një largim nga Barcelona në këtë verë, pasi ka zgjuar interesimin e disa skuadrave nga Kina dhe Amerika.
Por, kiliani është i vendosur që të luftojë për vendin e tij te skuadra katalunase, derisa u ka bërë me dije këtyre të fundit se e dëshiron qëndrimin në klub.
Vidal ishte shumë afër të kalonte në verën e kaluar te Interi, mirëpo e zëvendësoi Paulinhon që u rikthye në Kinë, për një shumë rreth 20 milionë euro nga bavarezët. /Telegrafi/