Telegrafi

Vidal mund të përfundoi në Serie A, e konfirmon agjenti i tij

Mbrojtësi i Barcelonës, Aleix Vidal pritet të largohet nga ‘Camp Nou’.

Hapësirat e pakta në Barcelonë kanë bërë që djaloshi të mendoi largimin nga aty.

Ka qenë vetë agjenti i tij që ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle duke konfirmuar të ardhmen e tij.

Vidal është i lidhur me një kalim të Milani dhe Graziano Battistini e ka konfirmuar këtë.

“Vidal është i gatshëm për tu larguar nga Barcelona dhe për të nënshkruar me një skuadër të re në janar”, deklaroi agjenti i lojtarit, Battistini.

“Është e vërtetë që kemi pasur kontakte me Milanin mirëpo duhet të presim rreth ndërrimit të pronarëve”.

“Serie A është një kampionat që i pëlqen klientit tim”, përfundoi agjenti i lojtarit. /Telegrafi/