Telegrafi

Vidal mendon largimin nga Interi, e ardhmja e tij mes Francës dhe Brazilit

Arturo Vidal nuk është më një i paprekshëm nga trajneri Antonio Conte.

Mesfushori kilian iu bashkua Interit verën e vitit të kaluar nga Barcelona dhe ka arritur të shpallet kampion në Serie A.

Megjithatë ai nuk ka qenë një titullar i rrregullt nga trajneri Antonio Conte dhe e ardhmja e tij duket larg klubit zikaltër.

33-vjeçari mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror nga Neroazzurët, derisa ka dy destinacione para vetës.

Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e lojtarit është mes kampionatit francez dhe atij brazilian.

Olympique Marseille në Ligue 1 dhe Flamengo në elitën e futbollit brazilian janë vënë pas veteranit.

Vidal ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2022 dhe mund ta shkëpusë atë për të nënshkruar me klubin e ri.

Kiliani këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/