Arturo Vidal nuk është më një i paprekshëm nga trajneri Antonio Conte.
Mesfushori kilian iu bashkua Interit verën e vitit të kaluar nga Barcelona dhe ka arritur të shpallet kampion në Serie A.
Megjithatë ai nuk ka qenë një titullar i rrregullt nga trajneri Antonio Conte dhe e ardhmja e tij duket larg klubit zikaltër.
33-vjeçari mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror nga Neroazzurët, derisa ka dy destinacione para vetës.
Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e lojtarit është mes kampionatit francez dhe atij brazilian.
Olympique Marseille në Ligue 1 dhe Flamengo në elitën e futbollit brazilian janë vënë pas veteranit.
Vidal ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2022 dhe mund ta shkëpusë atë për të nënshkruar me klubin e ri.
Kiliani këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/